Të fundit

Gruevski dënohet sërish me burgim, për të pestën herë

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka marrë ditën e sotme një tjetër dënim me burg, ndërsa ndodhet në arrati prej kohësh.

Gjykata Penale e Shkupit, e ka dënuar ish-lideri ne VMRO-DPMNE-së me 6 vite të thera burg në n akuzë për shpërdorim detyre. Sipas aktakuzës, Gruevski dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kiril Bozhinovski, si drejtuesit e parë të VMRO-DPMNE-së, nga viti 2011 deri në vitin 2016, kanë shfrytëzuar fuqinë e tyre nga pozita e pushtetit për të siguruar një seli të re partiake me vlerë shtatë milionë euro. Po ashtu i janë sekuestruar dhe 30 prona të tjera me vlerë disa miliona euro.

Gjykata Penale e vendit në aktgjykim, urdhëroi gjithashtu konfiskimin e selisë tetë-katëshe të partisë konservatore VMRO-DPMNE të Gruevskit e cila ndodhet në qendër të Shkupit dhe u ndërtuan gjatë kohës së tij në detyrë si dhe 30 seli të tjera të partisë.

Ky është dënimi i pestë për Gruevskin që kur ai la postin në vitin 2011, pas një dekade në pushtet. Ai u arratis në Hungari në vitin 2018 para se të ekzekutohej dënimi i tij i parë, ku fitoi dhe të drejtën për azil politik.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci