Të fundit

Dardan Berisha “MVP” i Ligës Unike

Basketbollisti kosovar, Dardan Berisha është zgjedhur MVP i xhiros së tretë në Ligën Unike.

Peja shënoi fitore të merituar ndaj Kamza Basket 97:76, ku u dallua kapiteni Dardan Berisha me 28 pikë, shtatë kërcime, tetë asistime dhe pesë topa të vjedhur.

Berisha shpallet MVP i javës në Ligën Unike, që është hera e parë për të, kurse shumë herë është zgjedhur MVP i Superligës së Kosovës në basketboll.

Përpos kapitenit pejan u dalluan edhe Urim Zenelaj me 13 pikë, 17 kërcime, katër asistime dhe katër bllokada, Ivan Koljeviq me 27 pikë, katër kërcime, nëntë asistime dhe një bllokadë.

Liga Unike do të vazhdojë në fundjavë me xhiron e katërt ku priten ndeshje mjaftë interesnate.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci