Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan vijon të shtojë akuzat ndaj Suedisë dhe premton se nuk do të heqë dorë nga vetoja për anëtarësimin e këtij vendi në NATO.
Kreu i shtetit turk, tha gjatë një konference për shtyp me homologun nga Venezuela, Nicola Maduro se Suedia përveçse mbështet grupet terroriste, ka të tillë dhe në parlament.
“Për sa kohë të kenë terroristë në Parlament dhe për sa kohë do të lejojnë shfaqjet e grupeve terroriste nuk mund t’iu themi atyre, ecni para dhe futuni në NATO”, u shpreh Erdogan, raporton A2CNN, transmeton Paparaci.
