Të fundit

Rusia dënon me vdekje dy britanikë dhe një maroken të kapur në Ukrainë

Dy britanikë dhe një maroken të kapur nga forcat ruse në Ukrainë janë dënuar me vdekje, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, shkruan BBC.

Gjyqi për Aiden Aslin, 28 vjeç, nga Nottinghamshire, Shaun Pinner, 48 vjeç, nga Bedfordshire, dhe një shtetas maroken Saaudun Brahim, u mbajt nga një gjykatë në Republikën Popullore të Donetskut, e cila është në kontrollin e rebelëve pro-rusë.

Gjykata nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Mësohet se ata akuzohen se kanë shërbyer si mercenarë, por familjarët e britanikëve thanë se ata ishin pjesë e ushtrisë së Ukrainës.

Të dy britanikët kanë qenë pjesë e forcave të armatosura të Ukrainës dhe Britania e Madhe e ka bërë të qartë se ata janë të burgosur lufte me të drejtë imuniteti dhe nuk duhet të ndiqen penalisht.

“Gjykata e Lartë e DPR miratoi dënimin e parë për mercenarët – britanikët Aiden Aslin dhe Sean Pinner dhe marokenin Saadun Brahim u dënuan me vdekje”, raporton korrespondenti i RIA Novosti nga salla e gjyqit.”

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci