Analisti, Xhevdet Pozhari, ka ofenduar rëndë pjesëtarët e komunitetit LGBTIQ, komunitet ky që sot e ka mbajtur paradën në kuadër të javës së krenarisë në sheshin qendror të Prishtinës.
Pozhari duke marrë shkas nga një koment të bërë sot nga Sami Lushtaku, ka ofenduar një pjesëtar të këtij komuniteti, i cili sot i është bashkuar paradës në Prishtinë.
“Vullnetarja e parë pas deklarimeve të Sami Lushtakut”, ka shkruar Pozhari në profilin e tij në Facebook.
Në paradën e krenarisë në Prishtinë kanë marrë pjesë qindra persona, përfshirë edhe politikanë e përfaqësues të zyrave diplomatike në Prishtinë. Ka munguar presidentja dhe kryeministri.

