Blogerja e njohur, Armina Mevlani së fundmi në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra” ka folur rreth keqtrajtimit të kafshëve.
Në disa video në të cilat shihen qytetarët që keqtrajtojnë kafshët, si rasti në hapjen e Kopshit Zoologjik ku dikush godiste me gurë luanin dhe tigrin apo rasti i djalit i cili kishte lidhur qenin me litar dhe e rrotullonte janë bërë virale dhe kanë ngjallë reagime të shumta nga personazhë të shumtë.
Ndër ta edhe blogerja, Armina e cila është shprehur se në rast se do të përfundonte në burg do të ishte për shkak të keqtrajtimit që njerëzit u bëjnë kafshëve.
“Nëse njëherë në jetën time do kisha probleme me ligjin dhe do haja bugun është nëse do shihja një njeri duke keqtrajtuar një kafshë dhe një fëmijë. Unë i dua kafshët njësojë si fëmijët. Unë do dilja në mbrojtje më çfarë të kisha nëse shikoja një njeri live duke keqtrajtuar një kafshë, do dilja në mbrojtje me çfarë të kisha”, u shpreh ajo.
Ndryshe Armina Mevlani është personazh mjaft aktiv në rrjejtet sociale ku herë pas here publikon foto nga përditshmëria e sj. Ajo është e martuar me djalin e ish – kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Shkelzen Berisha.

