Të fundit

Macron do të shkojë në Rumani dhe Moldavi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të vizitojë Rumaninë dhe Moldavinë javën e ardhshme për të shprehur solidaritetin e Francës me aleatët e saj evropianë, të cilët janë më të ekspozuar ndaj luftës në Ukrainë.

Pallati Elysee njoftoi se Macron do të vizitojë trupat franceze në Rumani të martën dhe më pas do të shkojë në Moldavi të mërkurën, shkruan Sky News.

I pyetur nëse Macron do të vizitonte Ukrainën, zyra e Macron tha një çdo vizitë e tillë do të ndodhë kur konsiderohet se është më e dobishme për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ukraina e kishte qortuar Macronin në fillim të këtij muaji pasi kishte thënë se ishte e rëndësishme të mos “poshtërohej” Rusia, një pozicion që ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba tha se “mund të poshtërojë vetëm Francën”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci