Të fundit

​Ischinger përgëzon kancelarin Scholz për “gjuhën e qartë” ndaj Beogradit

Deklarata e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, e dhënë në Prishtinë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidh edhe punën e njohjes së Kosovës ka nxitur reagime të mëdha, ndërkohë në Beograd kanë reaguar të zemëruar.

Ndërkohë ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, ka thënë se një deklaratë e tillë e Scholz është për t’u duartroktiur.

Diplomati gjerman ka thënë se një gjuhë e tillë e qartë drejt Serbisë është për t’u vlerësuar, derisa shton se do të ishte e dobishme nëse të gjitha shtetet anëtare të BE-së do ta njihin pavarësinë e Kosovës.

Ischinger thotë se ende ka shumë punë për t’u bërë.

“Bravo kancelari Scholz.: Gjuhë e qartë për Beogradin për temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, do të ishte e dobishme nëse të gjithë anëtarët e BE-së do ta njihnin Kosovën së pari: ka ende shumë për të bërë!”, ka thënë Ischinger.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci