Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është pritur me nderime të larta shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Kjo vizitë u bë në kuadër të turneut dyditor të Scholz nëpër Ballkan, teksa për herë të parë pati vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Sipas rendit të ditës, pas ceremonisë së mirëseardhjes, është paraparë takimi me Kovaçevskin dhe më pas takim bilateral i anëtarëve të dy delegacioneve.
Vizita zyrtare e kancelarit Scholz do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Scholz vizitoi Kosovën, Serbinë dhe Greqinë, kurse gjatë ditës do të vizitojë edhe Bullgarinë.
