Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur të hënën në mbrëmje në Gjilan, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani e konfirmoi rastin për mediumin online Paparaci.
Ndërkaq, nënkoloneli i Stacionit Policor në Gjilan, Remzi Azemi ka thënë se incidenti ka ndodhur me përdorimin e armëve të zjarrit.
“Mund ta konfirmoj se ka qenë një incident ku është perdorur arma e zjarrit, si pasojë ka mbetur i vrarë një person dhe është plagosur një person tjetër. Gjendja e të plagosurit është e rëndë por nuk kemi informacione më të detajuar nga stafi mjekësor. Të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dal në vend-ngjarje”, ka thënë Azemi për Paparacin.
