Të fundit

Dita e 25-të e Sekiraqës në arrest shtëpiak

Enver Sekiraqa, i akuzuari për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, nuk lejohet të kontaktojë me familjarët dhe të dal nga shtëpia e tij.

Sekiraqa, dikur njeriu më i kërkuar i Policisë së Kosovës, ka hyrë sot në ditën e 25-të të lirimit nga paraburgimi ku ndodhej prej rreth dhjetë vitesh që kur ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndonëse u lirua nga paraburgimi, në arrest shtëpiak ai obligohet të respektojë disa masa të gjykatës.

“Klientit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërkaq obligimet ligjore janë do të thotë janë se atij nuk i lejohet të dal jashtë shtëpisë dhe nuk i lejohet kontakti me familjarë”, ka thënë të martën për Paparacin, Kosovare Kelmendi, avokatja mbrojtëse e Sekiraqës.

Kelmendi, njoftoi se të hënën e 15 nëntorit është caktuar seanca e radhës ndaj klientit të saj.

Enver Sekiraqa akuzohet se kishte nxitur Arben Berishën për vrasjen e Triumf Rizës, vrasje që ndodhi më 30 gusht 2007.

Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht 2007, e që sipas Prokurorisë rasti kishte ndodhur pasi ai kishte dalë nga lokali ‘AM:PM’, dhe ishte duke shkuar në drejtim të makinës së tij kur ishte qëlluar me 11 plumba prapa shpinës, tre nga të cilët ishin vdekjeprurës për të.

Për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha si ekzekutor ishte dënuar me 35 vite burg.

Në maj të vitit 2016, Gjykata e kishte gjetur fajtor dhe dënuar me 37 vjet burg Enver Sekiraqën ndërsa pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e kishte kthyer çështjen në rigjykim.
Për të njëjtat akuza ai ishte dënuar edhe në vitin 2020 mirëpo cështja ishte kthyer edhe një herë në rigjykim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci