Të fundit

Vetëvendosje mirëpret tërheqjen e “Sunny Hillit” nga prona e Komunës

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka mirëpritur tërheqjen e organizimit të festivalit “Sunny Hill”.

Këto deklarata ai i ka bërë përmes një statusi në Facebook, raporton Paparaci.

“Duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë. Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm”, ka thënë Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së në Prishtinë.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës pati ndarë një pronë në Bërnicë për organizimin e festivalit. Megjithatë, vonimi i lëshimit të lejes nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, siç kanë thënë organizatorët, ka bërë që të detyrohet te zhvendosja e organizimit në Tiranë.

Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës ishte kundër që t’i jepet prona komunale festivalit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci