Të fundit

Spanjë: Nëna shqiptare vret djalin e saj dy vjeçar

Një lajm tronditës vjen nga Spanja, pasi një 32-vjeçare shqiptare dyshohet se ka vrarë fëmijën e saj dy vjeçar, ndërsa ka ushtruar dhunë dhe mbi binjakun e tij.

Sipas mediave spanjolle ditën e shtunë shqiptarja ka telefonuar policinë duke thënë se në banesën e saj ndodhej djali i vogël i pajetë, pasi kishte pësuar një goditje të rëndë pasi ishte rrëzuar.

Menjëherë në banesën e saj në komunën e Bigastros ka mbërritur ambulanca dhe ka marrë trupin e dy vjeçarit, por pas autopsisë u vu re se në trupin e djalit kishte shenja mavijosjeje dhe kocka të thyera si pasojë e dhunës së ushtruar.

Ndërkohë që edhe në trupin e binjakut tjetër u gjendët shenja dhune. Menjëherë është vënë në pranga gruaja shqiptare. /Abcnews

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci