Të fundit

Asamblisti i LVV-së pretendon se e ka zbuluar mashtrimin e “Sunny Hill”: Gjithçka ishte e orkestruar

Asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Rashit Gashi, ka reaguar pas zhvendosjes së “Sunny Hillit” në Tiranë.

Ai në Facebook ka shkruar se sot u dëshmua se mbajtja e “Sunny Hill” në Tiranë ka qenë e orkestuar.

Ai madje ka akuzuar mediat se nuk po pasyqyrojnë realitetin lidhur me këtë ngjarje.

“Dua Lipa është yll, kurse Festivali SunnyHill është tejet i rëndësishëm për kryeqytetin dhe Kosovën, por JO, nuk është e vërteta ajo që po ju servohet nga disa media… Sot, po kuptohet qartë, se gjithçka ka qenë e orkestruar me kohë që kjo të dështoj në Prishtinë sepse tereni paska qenë gati në Tiranë, me gjasë”, shkruan ai.

Gashi ka shtuar se organizatorët e festivalit kanë filluar shitjen e biletave më 28 Prill, teksa në asamble dhënia e pronës si pikë diskutimi ka shkuar më 10 maj.

“BILETAT kanë fillu të shiten më 28 Prill me lokacion Prishtinën ndërsa neve në Asamble na servohet si pikë për dhënje të pronës me 10 Maj”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci