Skuadra e Llapit ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit brazilian, Fernando Augusto.
Augusto dhe Llapi kanë rënë dakord për një marrëveshje një vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.
28-vjeçari ishte pjesë e disa skuadrave në Brazil, poashtu pjesë e Makedonija Gjorce Petrov për një sezon e gjysmë, me të cilët arriti të realizoj 7 gola e 12 asistime si dhe tek Pelister, ku arriti të realizoj 1 gol e 7 asistime.
Llapi në rrethin e parë kualifikues të Uefa Confernce League do të përballet me FK Buducnost.
