Të fundit

A do të zhvendoset “DokuFest” në Tiranë? – Flasin organizatorët

Drejtori i festivalit “DokuFest”, Veton Nurkollari, sqaroi se ky festival nuk e ka as edhe një plan të vetëm që të zhvendoset nga Prizreni.

Zërat për këtë nisën kur Erion Veliaj njoftoi sot me anë të një postimi në Twitter se Bashkia e Tiranës do të jetë sponsor zyrtar i DokuFestit për këtë vit.

E ky lajm vjen pak orë pasi u bë e ditur se festivali Sunny Hill u zhvendos nga Prishtina në Tiranë.

“Është vetëm një njohje dhe mbështetje nga ana e Bashkisë së Tiranës, e cila shpresoj që do të konkretizohet në ditë të ardhshme, se është ende në suaza të zotimit nga Veliaj. Jemi ne bisedim e sipër”.

“Nuk bëhet fjalë për zhvendosje të festivalit në Tiranë, as me sponsorim gjeneral e asgjë të ngjashme. S’kemi pasur asnjëherë ndonjë ide të tillë për zhvendosje”.

Nurkollari bëri të ditur se para 10 vjetësh ndoshta ka pasur oferta e mundësi për zhvendosje të festivalit, por siç theksoi, asnjëherë s’e kanë shqyrtuar seriozisht sepse festivali është i qytetit të Prizrenit dhe se aty do vazhdojë të mbetet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci