Të fundit

Napoli e Atalanta në garë për Brojën

Pas interesimit të skuadrave angleze për shërbimet e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, në garë janë futur edhe gjigantët italianë si Napoli e Atalanta.

Fillimisht ishte raportuar se Napoli ka shprehur interesim për 20-vjeçarin, ndërsa sot sipas “Tuttomercatoweb” në garë për shërbimet e tij është futur edhe Atalanta.

Madje, Atalanta tashmë ka nisur negociatat me Chelsean për Brojën, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Gian Piero Gasperini.

Broja ka shkëlqyer sezonin e fundit në huazim te skuadra e Southamptonit, duke zgjuar kështu interesimin e shumë klubeve evropiane.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci