Të fundit

Punësimet familjare në AKP – drejtori aktual, koleg me vëllain e gruas së tij

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit Menaxhues të AKP-së, Avni Jashari, ndan të njëjtin ambient pune me Haki Zahitin, vëllanë e bashkëshortes së tij.

Të dy punojnë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Jashari, i cili deri më 7 tetor ushtroi pozitën e zëvendësdrejtorit të AKP-së, ka mohuar të ketë ndikuar në rekrutimin e Zahitit, me të cilin ka lidhje të ngushtë familjare.

Që prej dorëheqjes së parevokueshme të Valon Tolajt nga pozita e udhëheqësit menaxhues të AKP-së, Avni Jashari është caktuar zyrtari kryesor ekzekutiv në agjenci.

Ai, është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit Menaxhues të AKP-së me vendim të Bordit të ri të agjencisë, të vendosur aty me votat e shumicës parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje në kuvend.

Ndërkaq, miku i tij i familjes, Haki Zahiti, mban pozitën e shefit të Likuidimit në Rajonin e Prishtinës, raporton Paparaci.

Mediumi online Paparaci, ka mësuar se Zahiti ka lidhje familjare me një funksionar tjetër të AKP-së. Dhëndrri i tij, Korab Lufi, mban pozitën e zyrtarit të dytë të Financave në agjenci.

Por, sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Zahiti dhe Lufi janë punësuar bazuar në proceduratë e parapara me Ligj. Pa ndikimin e Jasharit, ka nënkuptuar AKP-ja në një përgjigje me shkrim për mediumin online Paparaci.

“Zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, z.Haki Zahiti dhe z.Korab Lufi, janë punësuar bazuar në legjislacionin në fuqi në kohën e rekrutimit të tyre në vitet: Haki Zahiti – 01.04.2009 dhe Korab Lufi – 28.03.2011″, tha AKP-ja për Paparacin të martën.

Sipas përgjigjes së AKP-së, Jashari, aktualisht ushtrues i udhëheqësit më të lartë ekzekutiv në AKP, nuk ka nënshkruar kontratat e punësimit të tyre.

“Sipas Ligjit të Punës, z.Avni Jashari nuk ka asnjë lidhje të ngushtë familjare me personat e apostrofuar. Poashtu, z.Jashari asnjë ndikim nuk e ka pasur në rekrutimin e tyre në vitin 2009 dhe 2011 sipas konkursit publik në atë kohë dhe as që ka nënshkruar kontratat e tyre të punësimit”, tha AKP-ja.

AKP-ja mbeti pa drejtor menaxhues pas dorëheqjes së Valon Tolajt më 6 tetor. Një ditë më vonë, në vend të tij u caktua si ushtrues detyre, Avni Jashari.

Emërimi i Jasharit u realizua nga bordi i drejtorëve të agjencisë, i emëruar nga shumica parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjatë kësaj mbledhje, zëvendës drejtori i AKP-së, Avni Jashari u emërua zëvendësues i drejtorit menaxhues të AKP-së. Ndërkaq bordi vendosi inicimin e procedurës së rekrutimit për pozitën e drejtorit menaxhues sipas Ligjit për Zyrtarët Publik”, thuhej në njoftimin e AKP-së më 7 tetor.

Qeveria e Kosovës është shprehur se planifikon të mbyllë Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por nuk ka vendosur një plan të ri se si do të vazhdojë privatizimin dhe çështjet të cilat dalin nga ky proces. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci