Të fundit

Putini: Kosova vendosi precedent për republikat në Donbas

Sot, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka përmendur edhe njëherë Kosovën, duke thënë se rasti i saj është bërë precedent për republikat e vetëshpallura RUSE në Ukrainë, Donjetsk e Luhansk.

Sipas mediave serbe, Putin ka deklaruar se ishte pranuar para institucioneve ndërkombëtare në kohën e pavarësimit të Kosovës, se ajo nuk kishte nevojë që ta pyeste një shtet tjetër për ta shpallur pavarësinë, pasi që ishte në të drejtën e saj për ta bërë këtë gjë.

“Kur Kosova e shpalli pavarësinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nën presion të shteteve të perëndimit, vendosi që nën Kartën e OKB-së, kur shteti shpall pavarësinë, nuk është e domosdoshme të kërkojë leje nga qeveria qendrore. Precedenti u vu”, ka thënë Putin

Ai ka thënë se kjo nënkupton që dy republikat në Donbas, Luhansku dhe Donetsku, s’kanë nevojë ta pyesin Kievin për leje. Këto dy republika shpallën pavarësinë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

“Ato shpallën pavarësinë. A kemi të drejtë t’i njohim? Sigurisht që po”, ka thënë Putin në “Forumin Ekonomik Ndërkombëtar” në St. Petersburg duke përsëritur deklaratat që pati dhënë disa ditë pasi Rusia njohu si të pavarura dy republikat në Ukrainë.

Putini po ashtu theksoi se pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, “Perëndimi iu kthye ndarjes së Kosovës nga Serbia”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci