Lindita Halimi është një nga këngëtaret shqiptare e cila përpos zërit bie gjithmonë në sy për format e saj trupore.
Vite më parë artistja e njohur ishte me mbipeshë, por që përkushtimi i saj ndaj dietave dhe palestër ka bërë që sot ajo të ketë linjat të formësuara dhe dukje teje atraktive.


Këtë detaj nga jeta e saj, ka qenë vetë këngëtarja që e ka ndarë me të gjithë në profilin e saj në Instagram. Me një foto para dhe pas Linda Halimi shkruan: Kohët e fundit më pyetën: A ke frikë të tregosh si dukeshe dikur? Ky postim është përgjigjja ime.
View this post on Instagram
Këngëtarja në fund të vitit të kaluar ka pranuar se i është nënshtruar një ndërhyrje estetike të quajtur BBL.
Një ndërhyrje e tillë ka të bëjë me heqjen e dhjamit të pastër nga zona e barkut dhe transferimin e tij në vithe.
Kujtojmë që këngëtarja Halimi prej vitesh tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

