Të fundit

Në Irak, temperatura shkon në 48 gradë Celsius

Banorët e Bagdadit po përballen me valën e madhe të të nxehtit pasi temperaturat u rritën shkuan në 48 gradë Celsius. Valë të tilla të të nxehtit në Irak shtojnë vështirësitë e popullsisë, pasi vendi vuan nga ndërprerjet e rregullta të energjisë elektrike.

Të kapluar nga vapa e madhe, irakianët në Bagdad po freskohen me çdo mjet të mundshëm. Njerëzit në kryeqytet u dyndën drejt parqeve ujore për të pushuar nga vapa e madhe.

Ndërkohë, demat u freskuan me fëmijët në një degë të lumit Tigër. Iraku po përballet me mungesë të madhe të reshjeve të shiut. Thatësia po sfidon popullsinë dhe autoritetet vendase.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci