Të fundit

​Skriniar afër kalimit te PSG-ja

Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar raportohet se është shumë afër kalimit në Paris-Saint-Germain.

Kështu raporton “Gazzetta dello Sport”, duke konfirmuar ofertën e re të klubit francez drejtë Interit nga 50 në 60 milionë. Një sinjal ky i mëtejshëm i dëshirës për të arritur te ish-mbrojtësi i Sampdorias.

Interi nga ana tjetër e vlerëson lojtarin me 80 milionë euro dhe marrëveshja mund të mbyllet gjatë kësaj jave nëse përfshihen edhe disa bonuse. Raportet mes dy klubeve janë të mira pas operacionit për transferimin e Achraf Hakimit.

Largimin e Skriniarit nga skuadra e ka lënë të hapur edhe drejtori i përgjithshëm i Interit Beppe Marotta duke deklaruar se është shumë më e lehtë të zëvendësohet një mbrojtës se sa një sulmues.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci