Të fundit

Gjermania reagon pas marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë

Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar sot takimin e radhës në kuadër të dialogut teknik, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Përgjatë këtij takimi Kosova dhe Serbia kanë arritur nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë.

Pas kësaj ka reaguar edhe Gjermania, ku zëdhënësi i Qeverisë së Gjermania, Steffen Hebestreit shteti gjerman mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Urime kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës dhe Miroslav Lajçak! Siç ka nënvizuar kancelari Olaf Scholz gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon: Gjermania mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejt normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Hebestreit në Twitter.

Marrëveshja për Energjinë ishte nënshkruar para gati një dekade, saktësisht në shtator të vitit 2013, e që ishte konfirmuar në gusht të vitit 2015.

Sipas kushteve, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), do t’i lëshojë licencë Elektroserverit.

Qytetarët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit kanë deklaruar se kanë pranuar faturat për energjinë elektrike nga “Elektrokosmet”, që konsiderohej si kompani ilegale.

Qytetarët në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut nuk kanë paguar rrymë për më shumë se dy dekada.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci