Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje sot për bartjen e maskave në ambiente të mbyllura. Krejt kjo si pasojë e rritjes së numrit me raste pozitive me COVID-19.
Kosova ka shënuar rritje të numrit të personave të infektuar me COVID-19 ditëve të fundit, dhe me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve me COVID-19 është bërë thirrje për bartjen e maskave.
“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Përpos thirrjes për bartjen e maskave, IKSHPK ka bërë thirrje edhe për vaksinim dhe kujdes të shtuar.
“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19
MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
