Shumë njerëz në ditët e sotme kanë rrathë të zinj poshtë syve. Rrathët e zinj mund të zhvillohen në moshë të hershme edhe pse janë më të zakonshme në njerëzit e moshuar. Përpos moshës, meshkujt dhe femrat zakonisht ndihen sikur nuk janë në formën e tyre më të mirë për shkak të rrathëve të zinj poshtë syve. Shumë kura natyrale mund të trajtojnë në mënyrë efektive këtë problem.
- Trangulli
Trangulli ka efekt ftohës për shkak të vetive astrigjente dhe ato përdoren gjerësisht për trajtimin e rrathëve të zinj. Ato mund të hapin ngjyrën e lëkurës, të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të reduktojnë ënjtjen.
Prisni një trangull në feta dhe lërini pak minuta në frigorifer. Vendosni një kastravec të ftohtë në secilin sy për 10-15 minuta. Më pas lajeni me ujë të vakët. Bëjeni këtë dy herë në ditë për të paktën disa javë për të vënë re ndryshimet.
- Patate
Patatet mund të ndihmojnë në zbardhjen e lëkurës. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë për të hequr qafe ënjtjen rreth syve.
-Vendosni dy patate në frigorifer për një orë.
-Qëroni dhe grini patatet për të nxjerrë lëngun.
-Zhysni një top të vogël pambuku te lëngu dhe aplikojeni rreth syve përpara se të shkoni në shtrat. Lëreni gjithë natën.
-Në mëngjes, lajeni me ujë të vakët.
Ndiqni këtë kurë rregullisht çdo ditë për një javë ose pak më shumë.
- Qeset e çajit jeshil
Të pasura në antioksidantë dhe tannine, qeset e çajit jeshil mund të ndihmojnë për të zbardhur rrathët e zinj. Taninet në çaj reduktojnë ënjtjen.
-Zieni dy qese çaji jeshil në një gjysmë kupe ujë për 10 minuta.
-Hiqni qeset e çajit jeshil dhe lërini në frigorifer për të paktën gjysmë ore.
-Vendosni qeset e çajit të ftohtë rreth syve për të paktën 15 minuta.
Ndiqni këtë kurë dy herë në ditë për të paktën 10 ditë për të marrë rezultate pozitive.
- Ujë trëndafili
Uji i trëndafilit është një përbërës i butë me benefite të mrekullueshme për lëkurën që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrathëve të zinj poshtë syve. Fakti që është një burim i pasur anti-oksidantësh, uji i trëndafilit mund të ndihmojë në forcimin e qelizave të lëkurës, rigjenerimin e indeve dhe të rigjenerojë lëkurën rreth syve.
-Lagni pak pambuk me ujë trëndafili dhe vendoseni poshtë syve.
-Lëreni për 15 minuta dhe lajeni zonën me ujë të vakët.
-Bëjeni këtë një herë një mëngjes dhe një herë në darkë, çdo ditë për 2 javë.
