Të fundit

Publikohet sondazhi: Ky është politikani më i vlerësuar në Kosovë

Nacionale ka publikuar sondazhin e UBO Consulting rreth vlerësimit të politikanëve nga ana e qytetarëve.

Siç shkruan mediumi pyetja e formuluar nga UBO ishte si vijon:

“Duke përdorur shkallën e vlerësimit 1 deri në 5, ku 1 nënkupton “shumë negativ” dhe 5 nënkupton “shumë pozitiv”, si dhe 88 nuk e njoh/pp, ju lutem na tregoni se çfarë mendimi keni për personat e përmendur më poshtë?”

Tutje shkruhet se kryeministri Albin Kurti ka marrë një notë mesatare prej vetëm 2,98. Pak më poshtë se Kurti, është kryetari i partisë opozitare LDK, Lumir Abdixhiku, që ka një notë mesatare prej 2,92.

Ndërkohë, lideri tjetër opozitar Memli Krasniqi (PDK) ka një notë prej 2,60, që megjithatë është bindshëm më lart se Ramush Haradinaj me 2,38.

Politikani me notën më të lartë nga personat e anketuar është presidentja Vjosa Osmani. Ajo është notuar mesatarisht me 3,37.

Në vend të dytë është kryekuvendari Glauk konjufca që ka marrë një notë prej 3,06.

Osmani dhe Konjufca janë dy politikanët e vetëm që kanë arritur të kalojnë notën prej mbi 3.

Në anën tjetër, lideri me më së paku pëlqyeshmëri në publik është Fatmir Limaj i partisë Nisma për Kosovën që ka marrë një notë prej 2,13. Ai është më poshtë edhe se Behgjet Pacolli (2,33) dhe Donika Gërvalla 2,39.

Në një anketë tjetër, ndër çështjet që shqetësonin më së shumti qytetarët e vendit ishte pikërisht rritja e çmimeve.

Kurse sipas këtij sondazhi temat që ,ë së paku i preokupojnë janë dialogu dhe menaxhimi i pandemisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci