Udhëheqësit e BE-së kanë pranuar Ukrainën dhe Moldavinë si kandidatë për t’u bashkuar me bllokun, duke hapur një rrugë drejt anëtarësimit që ka të ngjarë të marrë disa vite.
Kurse vendimi i tetë që është nxjerrë nga mbledhja e KE-së ka të bëjë me “njohjen e perspektivës evropiane të Gjeorgjisë.”
“Një moment historik”, tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, teksa bëri të ditur lajmin.
“Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së.”
Michel më pas uroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidenten moldave Maia Sandu dhe shtoi se “e ardhmja jonë është së bashku”.
Погоджено! #EUCO щойно ухвалила рішення про надання статусу кандидата до ЄС Україні та Молдові.
Історичний момент!
Сьогодні – віховий крок на вашому шляху до ЄС.
Вітаю @ZelenskyyUa і @sandumaiamd, а також народи України🇺🇦 і Молдови🇲🇩
Наше майбутнє – разом! pic.twitter.com/Mp6v8zMtWa
— Charles Michel (@CharlesMichel) June 23, 2022
Statusi i kandidatit është një përcaktim kryesisht simbolik që pranon se vendi i përzgjedhur është në rrugën e duhur për të filluar procesin e gjatë, kompleks dhe shpesh të ndërlikuar të anëtarësimit.
Kandidatura nuk garanton automatikisht fillimin e negociatave, e lëre më përfundimin e tyre. Gjatë dekadave të fundit, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë iu dha statusi i kandidatit, me përparim shumë të kufizuar drejt anëtarësimit. Turqia e mori titullin në dhjetor 1999.
Pavarësisht simbolikës, statusi përfaqëson një fitore gjeopolitike për Ukrainën, një vend i shkatërruar nga lufta që, deri në fillim të këtij viti, nuk konsiderohej kurrë një pretendent serioz për të hyrë në BE. Masa shihet gjithashtu si një përgjigje ndaj përpjekjes së Rusisë për të rivendosur sferën e saj të ndikimit.
Komisioni Evropian ka paraqitur shtatë reforma kryesore që Ukraina duhet të kryejë para fundit të vitit. Lista përfshin emërimin e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese, luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe zbatimin e një ligji që synon të frenojë ndikimin e tepruar të oligarkëve në ekonomi.
