Të fundit

ZRrE shqyrton sot kërkesën e “Elektrosever” për licencim

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) do të shqyrtojë sot kërkesën për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever” për katër komunat veriore, bazuar në marrëveshjen e arritur mes osovës dhe Serbisë në Bruksel.

Kosova dhe Serbia në Bruksel të martën nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015, ku njëra ndër pikat obligon ZRRE-në t’ia lëshojë licencën e furnizimit “Elektroseverit”.

Mbledhja është paraparë të mbahet me fillim prej orës 13:00 në zyrat e Rregullatorit të Energjisë.

Marrëveshja për energjinë ka dominuar diskursin publik në vend ditëve të fundit me debate të ashpra edhe në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar Kurtin për hipokrizi për shkak se, sipas opozitës, të njëjtën marrëveshje e kishte kundërshtuar.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci