Një video nga Vietnami është bërë virale në internet.
Aty shfaqet një grua për pak sa nuk e vrau një burrë që po e ndihmonte të parkonte një veturë.
Videoja është bërë në qytetin e Hanoi, dhe tregon një burrë që qëndron prapa një makine dhe i tregon një gruaje se si ta parkojë atë.
Por, në një moment ajo i dha aq shumë veturës saqë u përplas në mur dhe goditi burrin që po e ndihmonte.
Kalimtarët ndaluan menjëherë për ta ndihmuar. Ajo doli nga automjeti e hutuar dhe e pa se çfarë kishte bërë.