Njëri prej basketbollistëve më të mirë vendor, Erjon Kastrati ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Golden Eagle Yllit. Vetëm pak minuta pas njoftimit për ndërprerjen e bashkëpunimit është zyrtarizuar edhe transferimi i tij.Kastrati nga fillimi i edicionit do të jetë pjesë e Trepçës. “Xehtarët” zyrtarizuan transferimin përmes një postimi në Facebook.
“Mirësevjen në qytetin e basketbollit Erjon. Erjon Kastrati i bashkohet projektit tonë, për tre vjetët e ardhshëm”, ka shkruar Trepça në Facebook.
Kastrati ishte pjesë e Ylli për dy sezone, ku arriti dy tituj të Superligës së Kosovës, Ligën Unike dhe Superkupën Mbarëkombëtare.
