Të fundit

Njihuni me 22 – vjeçarin më të ndjekur në TikTok

Khaby Lame është zyrtarisht njëri ndër personat më të popullarizuar në TikTok.

Ai numëron rreth 143.3 milionë ndjekës në këtë rrjet social duke e tejkaluar D’Amelian (e cila aktualisht ka 142.5 milionë).

Lame ka lindur në Senegal dhe familja e tij u shpërngul kur ai ishte njëvjeçar në Chivasso të Italisë. Ai e hapi kanalin në TikTok në mars të vitit 2020 dhe asokohe ndau videon e tij të parë komike, pasi u pushua nga puna në fabrikë në ditët e para të pandemisë së coronavirusit.

Videot komike të 22-vjeçarit kanë fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe ai është bërë një nga krijuesit më të njohur dhe më të dashur të përmbajtjes TikTok në botë.

Mimika e fytyrës dhe gjuha e trupit të Lame (videot e tij zakonisht nuk përfshijnë dialog) kanë lejuar që përmbajtja të jetë tërheqëse në të gjithë botën dhe ai ka zhvilluar një specialitet të videoreagimit dhe mashtrimet absurde.

“Që nga fëmijëria, kam qenë i apasionuar pas argëtimit dhe për t’i bërë njerëzit të qeshin dhe i jam mirënjohës TikTokut që më ofroi një skenë globale për të ndarë pasionin tim me pjesën tjetër të botës”, kishte deklaruar Lame në gusht të vitit 2021, kur kaloi 100 milionë ndjekës.

Siç ka thënë vet, frymëzimet për videot e tij përfshinin serinë komike “Prince of Bel Air” dhe Ëill Smith, pastaj Eddie Murphy, aktori francez Omar Sy dhe filmat vizatimorë.

I pyetur se për cilën video ishte më krenar, në një pyetje dhe përgjigje me TikTok verën e kaluar, Lame u përgjigj: “Nuk kam ndonjë të veçantë. I dua të gjitha videot e mia dhe të gjitha më kanë bërë krenarë”.

Krahas bazës së fansave në TikTok, Khaby Lame ndiqet nga më shumë se 78 milionë ndjekës në Instagram.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci