Të fundit

Historianët e Deçanit i drejtohen me letër të hapur Qeverisë së Kosovës

Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri”- Dega në Deçan, i kanë dërguar zyrtarisht një kërkesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për të miratuar një ligj përmes së cilit do të hidheshin poshtë të gjitha vendimet që ka marrë Serbia në dëm të Kosovës gjatë viteve 1989-1999, përcjell Paparaci.

E gjitha kjo u bë e ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare të kryetarit të kësaj lidhje, Shkodran Imeraj, i cili ka shkruar se është momenti i fundit kur Kosova duhet ta miratojë këtë ligj.

Tutje, historiani nga Deçani ka shtuar se institucionet gjyqësore të Kosovës nuk duhet të sfidohen me ligjet e kohës se Millosheviçit.

“Përveç rasti të Manastirit të Deçanit, i cili po pretendon që t’ i gllabërojë pronat dhe ndërmarrjeve ‘Apiko’ dhe “Iliria”, në rastin konkret kemi edhe Kishën Ortodokse në pronën e Universitetit të Prishtinës, proces i cili po vazhdon në organet tona të drejtësisë, rast i cili ka gjasa të përfundojë si rasti i pronave të  Ndërmarrjet ‘Apiko’ dhe “Iliria”,  thuhet ndër të tjerash në letrën e LHK- Dega Deçan drejtuar kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci