Të fundit

Mustafa i LDK-së ironizon me pushtetin: “Baxhaneqt qysh i keni?”

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, e ka nisur shkrimin e tij duke thënë “mirëmbrëma propaganda e LVV-së”, pasi Paparaci zbuloi se hajnat ia vodhën 50 mijë euro dhe ari në vlerë 10 mijë euro, Mirsad Shkretës së pushtetit.

Për më tepër, deputeti i LVV-së i ka thënë policisë se shuma e parave ka ardhur si pasojë e kursimeve të atij dhe baxhanakut të tij.

Lidhur me këtë çështje, Mustafa ka ironizuar duke pyetur pushtetin se “baxhaneqt qysh i keni?”.

“Qysh ke ajo “me hajna nuk ka shtet” a? A? A tash ndoshta e keni ndrru’ trakën që keni hypë n’karriga t’lëkurës t’xhipave? A?”, shkroi ai në Facebook.

Paparaci të shtunën raportoi se deputeti i LVV-së, Mirsad Shkreta nuk i ka deklaruar në Agjencinë Anti-Korrupsion, 50 mijë eurot që ia vodhën hajnat në banesën e tij.

Rrjedhimisht, ai dyshohet për mos-deklarim të pasurisë, çka përbën edhe vepër penale.

Mbi vjedhjen që ka ndodhur të enjten në lagjen Kalabria, Prokuroria në Prishtinë ka nisur hetimet.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci