Të fundit

Përplasje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë Veriore

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov ka shpërndarë një video në Facebook ku shihet kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi gjatë debati me deputetët e opozitës teksa bërtet dhe hedh sende.

Videoja është shpërndarë në Facebook me një koment të deputetit Lefkov.

Vihet re një debat mes Ademit, si kryetar i Komisionit, dhe deputetëve të opozitës, të cilët reagojnë duke ardhur në tryezën presidenciale, të pakënaqur me mënyrën se si është zhvilluar seanca.

Sipas mediave maqedonase, Ademi nuk duroi dot, teksa është ngritur duke bërtitur dhe në një moment rrëmbeu një shishe dhe ia hodhi dikujt nga opozita e Kuvendit maqedonas.

Deputetët e BDI-së po mundohen ta qetësojnë, në një moment i shohin dorën e djathtë, e cila duket se është e prerë dhe e gjakosur.

Incidenti filloi kur Ademi konstatoi se rendi i ditës ishte miratuar dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët reaguan se kishin propozime për amendament.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci