Këngëtarja Rina Balaj ka publikuar projektin e saj më të ri, që mban titullin ”Mia”, të cilën këngëtarja e ka publikuar edhe me videoklip.
Kënga është ritmike e zhanrit RnB dhe është punuar nga vet Rina në muzikë dhe tekst, ndërkaq ana vizuale i është besuar produksionit Smart Motion Films.
Balaj është shfaqur mjaft atraktive në klipin e këngës, në të cilin nuk ka hezituar të ekspozojë linjat e saj trupore.
“Mia” është pjesë e albumit më të ri të reperes, me titull “Balerina”, i cili është publikuar i plotë të martën.
