Të fundit

KGJK dhe KPK injorojnë ministren Haxhiu, u.d. i Kryeprokurorit i serviloset

Në një takim të thirrur nga Ministria e Drejtësisë ku ishin të ftuar kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ai i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, shkoi veç ky i fundit.

Takimi që kishte temë diskutimi reformat në drejtësi u bojkotua nga Zogaj e Maloku, pavarësisht se morën ftesat nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Paparaci.

Ftesën ua kishte dërguar asistentja e Haxhiut, Berita Abazi, në emër të shefes së saj.

Megjithatë, dyshja Zogaj-Maloku refuzuan një takim të tillë, i cili vjen pasi Komisioni i Venecias i tha po Vettingut – pjesërisht.

Për dallim nga të lartpërmendurit, u.d. kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, mori pjesë në takim me ministren Haxhiu. Ndonëse ky takim nuk ishte i pari mes të dyve.

Kelmendi kishte diskutuar edhe më herët me Haxhiun. Prapë temë kryesore ishin “reformat në drejtësi”.

Sidoqoftë, në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit u tha se të mërkurën të dy bashkëbiseduesit diskutuan lidhur me reformën në drejtësi, me ç‘rast shprehën mendimet e tyre pas opinionit të Komisionit të Venecias dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të takimeve edhe në të ardhmen.

Një përgjigje negative e Këshillit Prokurorial karshi Ministrisë së Drejtësisë pikënisje ka një deklaratë të këtij institucioni, pasi kaloi në lexim të dytë Ligji për KPK-në në Kuvendin e Kosovës.

Gjashtë ditë më parë, Këshilli Prokurorial ka thënë se ky ligj cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetues.

KPK-ja ka deklaruar se vazhdimisht ka dhënë kontributin e tij nëpër grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë dhe në Kuvendin e Kosovës, ku ka dalë me propozime konkrete, por të cilat nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga Ministria e Drejtësisë, respektivisht, nga komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës.

“KPK-ja konsideron se votimi i këtij ligji, në këtë mënyrë, cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese. Për më tepër, përmbajtja e këtij ligji do të pamundësojë funksionalizimin e sistemit prokurorial dhe do ta bëjë atë lehtësisht të ndikuar nga politika”, thuhet në deklaratën për media.

“Meqenëse me këtë Ligj cenohet mandati kushtetues i anëtarëve të Këshillit, Këshilli njofton se përveçse do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kontestuar përmbajtjen e këtij ligji, gjithashtu, asnjë anëtar i Këshillit nuk do t’i nënshtrohet kërkesave kundërkushtetuese dhe antiligjore që janë edhe kundër standardeve ndërkombëtare, por edhe kundër dy rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venecias”.

Kurse, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Miratimi i këtij projektligji i hap rrugën reformave të mëdha në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar ajo. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci