Pas suksesit të xhudisteve kososvare dje në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Sot, xhudistja Laura Fazliu ka arritur medaljen e artë për kategorinë deri në 63 kilogramë.
Fazliu, në finale triumfoi ndaj xhudistes spanjolle, Cristina Cabana Perez.
Kjo është medalja e dytë e artë nga Lojërat Mesdhetare, pas asaj që fitoi dje Distria Krasniqi.
Ndërkaq, për medalje të bronztë do të luftojë edhe xhudisti kosovar, Akil Gjakova.
