Të fundit

Prishtina publikon dëshmi që e ka paguar basketbollistin amerikan, që ia kërkonte borxhin

Klubi i basketbollit Prishtina, ka reaguar ndaj Kenny Brown, ish-basketbollistit të klubit, i cili akuzoi ata se nuk kishin përmbushur obligimet financiare ndaj tij.

Brown, kishte publikuar disa video incizime në Instagramin e tij, duke treguar se Prishtina ka borxh ndaj tij dhe nuk i janë përmbajtur rregullave të kontratës.

Ndërkaq, e kundërta thuhet të jetë nga klubi i Prishtinës.

Sekretari gjeneral i klubit, Agon Abazi ka demantuar lajmet e Brown, ndërsa ka dërguar edhe një dëshmi në redaksinë e Paparacit.

“Deklaroj se më 15 qershor të vitit 2022 kam pranuar shumën prej 3000 dollarëve, si pagesën finale për sezonin 2021-2022. Të dyja palët pajtohen se nuk kanë obligime ndaj njëri tjetrit dhe marrëveshjet tjera nuk kanë ndonjë efekt juridik”, thuhet në deklaratën e pagesës mes Prishtinës dhe Kenny Brown.

 

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci