Të fundit

Ambasadori Hill: ShBA-të duan të jenë mike dhe partnere e Serbisë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të  Amerikës duan të jenë mike dhe partnere të Serbisë dhe varësisht nga angazhimet e saj në të ardhmen, aleatë.

Në pritjen me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, më 4 korrik, ku mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Hill tha se SHBA-ja “pret me padurim ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata (me Serbinë) me bazë mbi vlerat dhe interesat e përbashkëta”.

Ai tha se fakti është se Oqeani Atlantik nuk i ndan por i bashkon dy vendet.

“Thellësia dhe gjerësia e marrëdhënieve tona mund të na shtyjë të bëjmë gjëra të mëdha së bashku, nëse i lejojmë vetes të jemi në lartësinë e detyrës, të jemi tolerantë ndaj asaj në të cilën ndryshojmë, të kapërcejmë ndriçimet nga e kaluara me ndriçim dhe mendje të hapur dhe më e rëndësishmja, ne po presim me padurim”, tha Hill, raporton Danas, transmeton Paparaci.

Në pritjen në rezidencën e ambasadorit amerikan në Beograd ishin të pranishëm edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiq, kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiq, dhe disa ministra serbë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci