Të fundit

“Ajo merr mëditje dhe nuk rri në seancë”, Deliu-Kodra i kundërpërgjigjet Sallahut: E dhimbshme që është zv/ministër

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra e ka komentuar deklaratën e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili ditë më parë ka thënë se ajo hyn në Kuvend, teksa merr mëditje e nuk qëndron fare në seancë.

Për këtë çështje, ligjvënësja opozitare tha se refuzon të merret me sojin e tij.

Madje, Deliu-Kodra shtoi se për të është e dhimbshme që Sallahu është zv/ministër në Ministrinë e Drejtësisë.

“Refuzoj me çiftin e këtij zv/ministri me u marr, me seriozitetin më të madh po të them. Për mua është e dhimbshme që ky tipi është zv/ministër në Ministrinë e Drejtësisë. Refuzoj me komentu dikë që merret me tepsi e zejtin, e gjëra banale. Edhe sot është njeriu i dytë në sistem të drejtësisë. Hiç s’e kisha komentu”, u shpreh ajo në ATV.

Sallahu, teksa fliste për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, tha se po iu kërkohet nga opozita, posaçërisht nga deputetët e PDK-së, Mërgim Lushtaku e Blerta Deliu-Kodra që të kërkojnë falje ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, për deklaratat e kamotshme ndaj tyre nga ana e ministres Albulena Haxhiu.

“Qekjo e fundit (Deliu-Kodra), nuk e kuptoj fortë mirë, sepse nuk e marr për seriozisht. Nuk e mbaj mend”, pati deklaruar Sallahu, po ashtu në një intervistë për ATV.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci