Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak deklaroi sot në përfundim të vizitës në Beograd se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë.
“Më vjen mirë që gjatë kësaj vizite u takova me partitë opozitare parlamentare në Serbi për të dëgjuar pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre ndaj dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë dhe si i tillë ka nevojë për mbështetje ndërpartiake”, shkroi diplomati sllovak në Twitter.
Para shkuarjes në Serbi, Lajçak qëndroi për vizitë treditore në Kosovë.
Glad that during this visit, I met with parliamentary opposition parties in Serbia to hear their views and approaches to the Dialogue. Normalisation of relations with Kosovo is in Serbia’s national interest and as such needs cross-party support. pic.twitter.com/CbgAj7IdRu
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 30, 2022
