Të fundit

Lukaku flet me fjalë të mëdha për Asllanin

Inter zyrtarizoi dje transferimin e sulmuesit, Romelu Lukaku dhe mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.

Dyshja kreu testet mjekësore në repartin e kaltër e zinjve në të njëjtën kohë dhe duket se Lukaku ka mbetur i mahnitur me personalitetin e Asllanit.

Sulmuesi belg e ka vlerësuar lartë dhe lavdëruar shumë mesfushorin shqiptar, Kristjan

Lukaku shihet në një video duke folur me Presidentin Steven Zhang dhe duke këmbëngulur se Asllani do ta befasojë.

“Dola me djaloshin e ri, Asllanin. Më pëlqeu mentaliteti i tij. Do t’ju befasojë. Ishte 20 vjeç, por fliste si një 27-vjeçar”, dëgjohet Lukaku duke i thënë presidentit Zhang.

Ndryshe, Asllani ka folur edhe vet pas prezantimit të Interi, duke treguar se ndihet i lumtur dhe mezi pres ta nis aventurën, të cilën ‘kurrë nuk e besonte’ se do ta arrinte.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci