Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka siguruar medaljen e gjashtë për Kosovën në kuadër të Lojërave Mesdhetare.
Kuka, e cila garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, arriti që në finale të triumfojë përball xhudistes franceze, Chloe Buttigieg, për tu stolisur kështu me medaljen e artë.
Në gjysmëfinale ajo mposhti xhudisten kroate, Petrunjela Pavic.
Kjo është medalja e gjashtë për Kosovën nga Lojërat Mesdhetare të cilat po mbahen në Oran të Algjerisë, tre prej të cilave janë të arta.
Medalje të artë përpos Lorianës, kanë arritur edhe Distria Krasniqi e Laura Fazliu.
