Sheeran tha se një duet me Adele nuk ka ndodhur, sepse ajo nuk po bashkëpunon me askënd.
Megjithatë, Ed zbuloi se ai e njeh Adele për rreth 15 vjet dhe i kishte parë koncertet e saj përpara se ajo të bëhej kjo që është sot.
“Unë në fakt e njoh atë për rreth 15 vjet, ajo bënte turne me një djalë të quajtur Jack Peñate. Ajo ulej në një stol me një kitarë bas dhe këndonte, kështu që unë përfundova duke e parë atë në të gjitha këto shfaqje të vogla, të vogla, të vogla”.
Ed tha se Adele pati sukses në muzikë rreth tre vjet para tij dhe kur ai u bë i njohur, tregoi se pati mosmarrëveshje mes tyre.
