Të fundit

Suksesi i “Zgjoi” – Blerta Basholli rrëfehet për gazetën amerikane

Regjisorja e filmit të suksesshëm kosovar “Zgjoi”, Blerta Basholli, ka dhënë një intervistë së fundmi për gazetën amerikane “Something You Said”.

Filmi “Zgjoi” aktualisht është duke u transmetuar në Amerikë, më konkretisht në festivalin e filmit “Sydney Film Festival”, ku pjesëmarrëse është edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një intervistë për filmin, regjisorja Basholli, rrëfeu histori interesante për Fahrije Hotin, e cila përveç se është protagonistja kryesore, ka pasur ndikim të madh në zhvillimin e filmit.

“Pasi e takova personalisht, e ndjeva se ishte detyrë të përfaqësoja karakterin e saj të fortë në ekran, sepse ky është një person për të cilin njerëzit duhet të dëgjojnë. Epo për sa i përket historisë, fillimisht nuk ishte “feministe”, por kur takova Fahrijen personalisht u bë kështu. Ne nuk po shohim një personazh kryesor femër në ekran që është viktimë, ne po shohim një grua që po qëndron për veten e saj, edhe nëse kjo do të mbijetojë. Ajo nuk është vetëm ulur dhe duke pritur për mëshirë; ajo po bën diçka për të”, ka thënë Basholli për mediumet amerikane.

Tutje, Basholli shpreson se kjo histori do të frymëzojë edhe të tjerët që e ndjekin filmin, jo vetëm gratë.

“Kishte njerëz që e ndihmuan. Kishte burra që e ndihmuan dhe burra që nuk e mbështetën. Doja të portretizoja të gjitha llojet e njerëzve dhe shoqërinë komplekse që nuk është e gjitha bardh e zi. Askush nuk është i përcaktuar mirë, asnjë shoqëri nuk është e përcaktuar mirë, ka njerëz dhe njerëz të mirë që duan t’ju ndalojnë në çdo shoqëri, qoftë burrë apo grua. Ne si qenie njerëzore jemi komplekse, kështu që ndonjëherë ata janë të mirë, por ndonjëherë ne bëjmë gjëra të këqija dhe kjo është diçka me të cilën përpiqem të luaj me të vërtetë për sa i përket kompleksitetit”, u shpreh ajo për “Something You Said”.

Sa i përket filmave nga Kosova, regjisorja thotë se Kosova nuk mund të quhet as si “industri e filmave”, megjithatë për nga prodhimi jemi në hap me vendet e tjera.

“Është një gjë e mrekullueshme të kesh 4 filma që qarkullojnë nëpër festivale, të gjithë nga gra skenariste-regjisore”, shtoi Basholli.

‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci