Parlamenti rus ka miratuar fazën e parë të ligjeve që do të lejojnë Rusinë të kalojë në një ekonomi lufte – që do të thotë se bizneset mund të detyrohen të furnizojnë ushtrinë me mallra, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Sipas ligjeve, punonjësve mund t’u thuhet gjithashtu të punojnë jashtë orarit për të mbështetur pushtimin e Ukrainës.
Zëvendëskryeministri rus, Yuri Borisov bëri thirrje që projektligjet të miratohen, duke thënë se ushtria duhet të mbështetet ndërsa ekonomia ruse është nën “presionin kolosal të sanksioneve” nga Perëndimi.
Megjithatë, projektligjet duhet të kalojnë në leximin e dytë dhe të tretë dhe të nënshkruhen nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin përpara se të kalojnë.
