Elon Musk thotë se po i jep fund ofertës prej 44 miliardë dollarëshe për ta blerë Twitter-in, duke pretenduar shkelje të shumta të marrëveshjes së bashkimit.
Njoftimi i sotëm i jep fund një sage të gjatë pasi personi më i pasur në botë vendosi të blejë Twitter-in në muajin prill.
Musk ka vendosur të mos vazhdojë me marrëveshjen sepse Twitter nuk arriti t’i sigurojë informacion të mjaftueshëm për numrin e llogarive të padëshiruara dhe false.
Ai përballet me një tarifë ndarjeje prej 1 miliard dollarësh dhe një padi të mundshme duke u larguar.
