Javën e ardhshme, Kosova do të zhvillojë sfidën e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kualifikimet për Kupën e Botës.
Luli Berisha, kryetari i “Dardanëve”, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të martën për sfidën e fundit të Kosovës në “Fadil Vokrri”, të lejohet pjesëmarrja e tifozëve me kapacitet të plotë.
“Ministria e shendetësise, e kultures rinise dhe sportit,te marten eshte ndeshja e fundit e djemve tane ne stadionin Fadil Vokrri per kete vit kunder gjeorgjise. hapeni stadionin me 100% per ni fitore edhe ni atmosfer qe se kena perjetu moti. ska raste, kena vaksina, e kemi dëshmu qe i permbahemi rregullave”,