Arben Vitia dhe Përparim Rama, dy kandidatët për kryetar të Komunës së Prishtinës, kanë pranuar të ballafaqohen me njëri-tjetrin në debat televiziv, i cili po mbahet në emisionin ”Rubikon” të Adriatik Kelmendit, përcjell Paparaci.
Në një pjesë të debatit, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës iu drejtua Vitisë duke i thënë se ”përkundër teje që i merr vendimet nga lart, unë do t’i marrë vetë”.
Tutje Rama sqaroi se do të punojë me një staf profesional, ku ideja kyqe gjithmonë, sipas tij, do të jeta më e mira e qytetarit të Prishtinës.
“Unë, përkundër teje, marr vendime vetë. Nuk e pyes askënd lart, por marr vendime vetë. Vendimet e mia janë që stafi im të jetë profesional, të ketë aftësi menaxheriale dhe s’ka lidhje a janë të LDK-së, Vetëvendosjes, PDK-së, ose partive të tjera. Stafi do të jetë profesional, sepse ideja është për të mirën e qytetarëve të Prishtinës”.
Kujtojmë se Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Abren Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje do të dalin të dielën, me 14 nëntor në zgjedhje për të parin e Prishtinës.
