Të fundit

Prangoset shoferi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në Prizren

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të fshatit Zhur në drejtim të Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture, viktima e aksidentit është pasagjeri i veturës.

Lajmi është konfirmuar nga udhëheqësi i i zyrës së operatives në policinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu.

I dyshuar për këtë rast është vozitësi i kamionit, i cili është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm.

Shoferi me inicialet B.K., dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, konfirmoi zëdhënësja e kësaj prokurorie, Fitore Mehmeti.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë vozitësin e kamionit, përkatësisht personin me inicialet B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 370, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, deklaroi ajo për Paparacin.

Mehmeti shtoi se për të njëjtin, prokuroria brenda afateve ligjore do të vazhdojë me veprime të tjera hetimore.

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin në Prizren

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci